Google ADS

1 mijë e 86 raste aktive me koronavirus në Kosovë, këto janë komunat që prijnë me të infektuar

07:48 | 22 Qershor 2020
V. S.

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 2 mijë e 169 derisa janë shëruar 1 mijë e 47 persona, dhe janë konfirmuar 36 viktima.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), deri më tani në vendin tonë janë 2 mijë e 169 të infektuar që nga muaji mars, kurse kanë arritur të shërohen 1 mijë e 47 persona dhe për fat të keq, 36 persona kanë humbur jetën, shkruan lajmi.net.

Në bazë të këtyre të dhënave të IKSHPK-së, në tërë Kosovën janë 1 mijë e 86 raste aktive me koronavirus, kurse komunat me më së shumti raste aktive janë Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni.

Prishtina ka rreth 315 raste aktive, pastaj vije Vushtrria me 250 dhe Prizreni me 96.

Komuna e Malishevës, e cila dikur ishte një nga vatrat e koronavirusit, më nuk ka asnjë rast aktiv ku nga 77 të prekurit janë shëruar 76.

IKSHPK-ja gjatë të dielës ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 96 raste të reja me koronavirus, kurse 29 janë shëruar.

Sipas IKSHPK-së, gjatë së dielës numri më i madh i rasteve ishte në Gjilan, ku kjo komunë gjatë së dielës ka regjistruar 20 raste të reja me koronavirus më pas Prishtina dhe Prizreni me nga 19 raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme