Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.605 teste, ndërsa janë regjistruar 312 raste të reja me coronavirus.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 51 janë riinfektime.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 290 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në 24 orët e kaluara ka humbur jetën një person nga coronavirusi. Pacienti është nga Radovishi (77). Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar 4 të vdekur nga coronavirusi. Shkup (3) dhe Kriva Pallanka (1). Të vdekurit janë raportuar në periudhën prej datës 19.02. deri me 09.03.2022. Viktimat janë të moshës nga 66 deri në 88 vjeç.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 301.895, numri i të shëruarve është 290.907, numri i të vdekurve është 9.155, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.833./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...