Maqedonia Veriore/ 23 viktima dhe 1913 raste të reja me COVID-19

20:29 | 22 Janar 2022
V. S.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 7.219 testime janë regjistruar 1.913 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 888 janë në Shkup, Kavadar 111, Manastir 148, Kumanovë 83, Veles 72, Ohër 59, Tetovë 58, Prilep 51, Shtip 50, Strumicë 44, Gjevgjeli 38, Kërçovë 34, Gostivar dhe Negotinë 31, Strugë 30, Dellçevë 26, Koçani 24, Resnjë 23, Radovish dhe Vallandovë 19, Sveti Nikole dhe Bogdanci 9, Kriva Pallankë, Krushevë dhe Makedonska Kamenica 7, Probishtip dhe Demir Hisar 6, Berovë dhe Kratovë 5, Pehçevë 4 dhe Makedonski Brdo 2.

Nga 1.913 rastet e reja 243 janë riinfektime.

Po ashtu ka pasur edhe 1.353 pacientë të shëruar dhe 23 persona të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 254.857 raste, ndërsa prej tyre 226.409 janë shëruar dhe 8.198 kanë humbur jetën. Momentalisht Maqedonia ka 20.250 raste aktive./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme