1.56 miliardë maska kanë përfunduar në oqeane

23:42 | 9 Janar 2021
Trina Galanxhi

Gjatë vitit 2020, rreth 50 miliardë maska janë prodhuar me qëllim për mbrotje ndaj koronavirusit dhe vlerësohet se 1.56 miliardë maksa kanë përfunduar nëpër oqane.

Lajmi është bërë i ditur nga grupi “Oceans Asia”, të cilët kanë shprehur shqetësim për ndotjen e ambientit, transmeton portal arbresh.info

Raporti ofron të dhëna të frikshme mbi ndotjen e oqeanit gjatë pandemisë, dhe duke pasur parasysh sasinë e maskave që përfunduan në to, ky është një problem i madh. Vlerësohet se duhen 450 vjet që një maskë plastike të prishet.

Gjithashtu, raporti thekson se rreth 3 përqind e 52 miliardë maskave të prodhuara do të përfundojnë në ujërat tona. Këto janë shifra shqetësuese, pasi mbeturinat plastike vrasin rreth 100,000 gjitarë detarë dhe breshka, më shumë se një milion zogj deti dhe shumë më tepër peshq, dhe krijesa të tjera detare në vit.

Autorët e raportit deklarojnë se ka zgjidhje që do të minimizojnë ndikimin e mbetjeve plastike. Këto përfshijnë maska të ripërdorshme të bëra nga materiale të riciklueshme. Në çdo rast, është e nevojshme të hidhni maska dhe doreza në një mënyrë adekuate./arbresh.info/

https://twitter.com/oceansasia1/status/1334406600279302144?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1334406600279302144%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Fzivot%2Fnauka.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D01dd%3D05nav_id%3D1790958

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme