​Mbi 16 mijë e 300 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

07:35 | 21 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Situata me pandeminë COVID-19 është rënduar tej mase në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së premte u regjistruan mbi 2.200 raste të reja, ndërsa 4 qytetarë humben jetën.

Si pasojë edhe rastet aktive kanë shënuar rritje të madhe.

Në total numri i rasteve aktive është 16.341.

“Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700. Në total numri i rasteve aktive është 16.341”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës.

Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme