Google ADS

​Aliu-Likaj bisedojnë për situatën në arsimin lokal në kushte pandemie

18:40 | 11 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur sot në një takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, me të cilin ka diskutuar në lidhje me nevojat dhe kërkesat e arsimit lokal, gjendja e përgjithshme e tij dhe veprimet e ndërmarra përkitazi me gjendjen epidemiologjike të shkaktuar nga COVID-19.

Ministri Likaj tha se dikasteri që drejton ka vullnetin e plotë dhe gatishmërinë që t’i përgjigjet kërkesave dhe nevojave që ka arsimi ferizajas, sipas mundësive që ka ky institucion.

Ai shtoi se edhe komunikimi i vendosur muaj më parë me drejtoritë e arsimit për përballimin e koordinimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19 do të intensifikohen.

Në anën tjetër, kryetari Aliu falënderoi ministrin Likaj për gatishmërinë e vullnetin për të ndihmuar arsimin ferizajas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme