Theresa May: Britania është shumë tolerante ndaj ekstremizmit islamik

12:19 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryeministria e Britaninë së Madhe , Theresa May, ra reaguar ndaj sulmit në Urën e Londrës, transmeton arbresh.info.

Theresa May ka thënë që sulmi në Londër tregon se Britania është tepër tolerante ndaj ekstremizmit islamik.

Kryeministria ka komentuar në rezidencën kryeministrore në rrugën Downing Street pasi një kamion ka vrarë shtatë persona dhe ka lënë rreth 48 të lënduar.

“Edhe pse kemi bërë shumë në vitet e shkuara, ka prapë për t’u bërë rreth ekstremizmit radikal islamik”, ka thënë May.

“Duhet të bëhemi më vigjilent për t’i dalluar kërcënimet terroriste dhe për të marrë masat parandaluese”, ka shtuar ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme