Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërkuar nga Pentagoni të organizojë një paradë të madhe ushtarake në kryeqytetin e vendit.
Presidenti u bëri këtë kërkesë shefave të lartë ushtarakë në fund të janarit, pasi thuhet se u impresionua nga parada franceze e ‘Ditës Bastille’ vitin e kaluar.
Shfaqjet ushtarake në Washington zakonisht përdoren vetëm për të shënuar fitoren në fund të një lufte. Demokratët e krahasuan planin me shfaqjen e fuqisë ushtarake të organizuar nga kombet autokratike.
Plani u zbulua për herë të parë nga Washington Post, përpara se të konfirmohej nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
“Presidenti Trump është tepër mbështetës i anëtarëve të shërbimit të Amerikës që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mbajtur vendin tonë të sigurt”, tha ajo.
“Ai i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të organizohet një festë në të cilën të gjithë amerikanët mund të japin vlerësimin e tyre”, shtoi ajo. Pentagoni po shqyrton detajet e kësaj ngjarje./Indeksonilne/
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali