Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që të arrihet shumë shpejt një pakt i fuqishëm me Britaninë e Madhe mbi tregtinë, tha sot Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pas një takimi me kryeministren britanike, Theresa May, në Samitin e G20-tës në Hamburg të Gjermanisë.
Përpjekja për një marrëveshje të re është bërë e domosdoshme që pas kërkesës së Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, raporton DPA.Midis SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe nuk ekziston një marrëveshje e veçantë tregtare, pasi vendimet për çështjet e tregtisë merren nga Bashkimi Evropian për sa kohë që Britania është anëtare. Trump nuk ka dhënë detaje rreth këtij pakti, por ai ka qenë gjithmonë kritik ndaj marrëveshjeve tregtare.
Ai ka patur mosmarrëveshje me anëtarët e G20-tës për shkak të agjendës tregtare të Amerikës. Më parë, Trump ka shprehur dëshirën e tij për marrëveshje dypalëshe të tregtisë dhe jo për marrëveshje të mëdha shumëkombëshe, gjë që nxiti edhe tërheqjen e SHBA-së nga Partneriteti Trans Pacific, pas ardhjes së tij në detyrën e presidentit. Trump nuk ka dhënë detaje rreth një marrëveshjeje tregtare SHBA-BE që ishte duke u negociuar nën drejtimin e ish-presidentit, Barack Obama, i cili ka pohuar se Britania do të “mbetet e fundit në rradhë”për të negociuar mbi marrëveshjet tregtare, nëse ajo largohet nga blloku i BE-së
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...