Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl do të varroset sonte në mbrëmje në qytetin gjerman Spire, pranë një katedraleje. Ceremonia do të jetë e mbyllur, pasi bashkëshortja e tij ka refuzuar funeral kombëtare.
Bashkimi Evropian zhvilloi sot homazhe të pazakontë për ish-kancelarin gjerman, Helmut Kohl, i cili vdiq më 16 korrik në moshën 87-vjeçare, me një ceremoni të organizuar në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg.Më shumë se 40 delegacione arritën sot në Strasbur, për të bërë homazhe. Po ashtu pjesa më e madhe e drejtuesve evropianë ishin të pranishëm.
Të pranishëm ishin, britanikja Theresa May, kurse SHBA-ja ka dërguar ish-presidentin Bill Clinton dhe delegacioni rus drejtohej nga kryeministri, Dmitri Medvedev dhe liderë të tjerë botëroë e everopianë.
Pas cermonisë së homazheve, trupi i ish-kancelarit transportohet menjëherë në Spire, në Gjermani, ku do të varroset. Bashkëshortja e tij ka refuzuar funerale kombëtare, transmeton KosovaPress.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...