SHBA-ja po redukton aktualisht mbrojtjen e saj anti-ajrore në Lindjen e Mesme, pasi e kishte riforcuar në 2019 dhe 2020 për shkak të tensioneve me Iranin, theksoi Pentagoni duke konfirmuar informacionet e Wall Street Journal.
Ministri i Mbrojtjes, Lloyd Austin, urdhëroi tërheqjen këtë verë nga rajoni të disa forcave dhe kapaciteteve, kryesisht të pajisjeve të mbrojtjes antiajrore”, theksoi në një komunikatë një zëdhënëse e Pentagonit, kapitenja e fregatës, Jessica McNulty.
“Disa prej këtyre pajisjeve do të dërgohen në SHBA për një mirëmbajtje dhe riparimet që janë të nevojshme. Të tjerat do të rivendosen në rajone të tjera”, shtoi ajo.
Zëdhënësja nuk dha detaje nëse këto pajisje do të rivendoseshin në rajonin indo-paqësor, ku Pentagoni kërkon të fokusojë përpjekjet e tij përballë fuqizimit të Kinës.
Sipas Wall Street Journal, Pentagoni ka nisur në fillm të qershorit tërheqjen e tetë baterive antiraketë nga Iraku, Kuvajti dhe Arabia Saudite.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...