Opozita në Venezuelë i bëri thirrje mbështetësve të saj për demonstrata të tjera, pasi një numër i vogël protestuesish sfiduan urdhërin e qeverisë për ndalimin e manifestimeve deri ditën e martë, para zgjedhjeve të diskutueshme të caktuara nga presidenti Nikolas Maduro.
Presidenti Maduro paralajmëroi të enjten se kushdo që sfidon urdhrin për ndalimin e demonstratave rrezikon deri në 10 vjet burg.
Protestuesit po demonstrojnë kundër votimit të diskutueshëm të së dielës, kur qeveria planifikon të votojë për krijimin e Asamblesë Kushtetuese që do të ndryshojë dokumentin themeltar të vendit. Kritikët akuzojnë se vetëm mbështetësit e Maduros janë kandidatë për Asamblenë Kushtetuese dhe se ata mund t’i japin atij të drejtën për të ndenjur në detyrë për një kohë të pacaktuar.
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...