Bisedimet e reja që do të fillojnë në fund të muajit qershor në Zvicër ofrojnë një mundësi historike për drejtuesit e Qipros për t’i dhënë fund ndarjes së ishullit të tyre, tha sot një i dërguar i OKB-së.
“Kjo është vërtet një mundësi historike. Ne e dimë të gjithë që kjo do të jetë e vështirë për të arritur aty”, deklaroi i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Espen Barth Eide pas bisedimeve në Nikozi me presidentin qipriot-grek, Nicos Anastasiades.
Ai shtoi se shumë punë duhet të bëhet për të arritur fillimin e këtyre bisedimeve. Drejtuesit qipriot-grek dhe turq do të rifillojnë më 28 qershor bisedimet nën drejtimin e OKB-së për ribashkimin e ishullit të Mesdheut, në vendin alpin të Crans Montana.
Sipas Eide, kjo konferencë mund të zgjasë disa javë. Diplomati norvegjez po përgatit një dokument që do të shërbejë si bazë për këto diskutime për çështjet e mbetura pezull. Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe do të marrin pjesë gjithashtu në konferencë, ashtu si dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian në funksionin e vëzhguesit./kp
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...