Nënat e dyshuara pozitive me Covid-19 duhet të ushqejnë me gji bebet e tyre dhe të mos ndahen prej tyre përveç në rastet kur ato ndjehen shumë keq, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë të zakonshme për koronavirusin.
“Në bazë të të dhënave që kemi përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të transmetimit të COVID-19.
Në qumështin e gjirit të grave pozitive me koronavirus nuk është identifikuar virusi i gjallë por disa fragmente të tij, kështu që nuk ka asnjë provë që COVID-19 të transmetohet nga nëna tek të porsalindurit”, theksoi Anshu Banerjee, ekspert i shëndetit të nënave, fëmijëve dhe adoleshentëve për OBSH duke iu referuar udhëzimeve të publikuara në faqen e Agjencisë së OKB-së. /ANSA/
Tre gazetarë të vrarë në sulmin izraelit në Libanin jugor
Media britanike “Belfast Telegraph”: Udhëtim përgjatë peizaz...
Rama takon shqiptarët që jetojnë në SHBA të shtunën
Mbahet takimi i dytë ballkanik i oftalmologëve
Rinisin bisedimet për armëpushimin në Gaza, Izraeli dërgon n...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj