Presidenti francez Emmanuel Macron është vënë në ‘zjarr’ nga revista Le Point, e cila raportoi se ai ka shpenzuar 26 mijë euro në kozmetikë gjatë 3 muajve të parë të mandatit.
Grimerja e qujtur Natacha M. ka faturuar degën ekzekutive një herë në vlerë prej 10 mijë eurosh dhe më pas 16 mijë euro, transmeton portali arbresh.info
Macron ka ngritur dyshime të mëdha rreth lidershipit të tij me hedhjen e parave të taksapaguesve në këtë mënyrë.
Zyra e presidentit u detyrua t’i përgjigjej zbulesës, duke shpjeguar se kishte “thirrur në një kontraktues si çështje urgjente”, duke e detyruar presidentin të paguante më shumë se zakonisht.
Zëdhënsi i Macron ka premtuar se Macron do të shpenzojë një shumë të ‘reduktuar’ të të hollave në të ardhmen.
Megjithatë, Macron nuk është presidenti më i shtrenjtë që ka parë Franca. François Hollande thuhet se ka paguar 30 mijë euro për kozmetikë, ndërsa Nicolas Sarkozy rreth 24 mijë./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...