Koreja e Veriut i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara (OKB) ndihmë për të zgjidhur mungesat e saj kronike të ushqimit, që kërcënojnë elementet bazike për jetesën e popullit koreanoverior.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se “shifrat nga Pheniani tregojnë një mangësi prej 1,4 milionë ton në prodhimin e ushqimit këtë vit, duke përfshirë të mbjellat e orizit, grurit, patateve dhe sojeve”.
Sipas shifrave të OKB-së, të paktën “10,5 milionë koreanoverior, ose 41 % e popullsisë së saj, kanë nevojë për ndihmë ushqimore”.
Thirrja për ndihmë e Koresë së Veriut vjen para takimit të dytë midis udhëheqësit të këtij vendi, Kim Jong Un me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili është planifikuar të zhvillohet në Hanoi të Vietnamit më 27-28 shkurt.
Pheniani që nga viti 2006 përballet me sanksione të rënda të OKB-së, për shkak të testeve me armë bërthamore duke shkelur normat ndërkombëtare.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...