Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se kishte ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin të vizitojë vendin e tij.
“Ne e kemi ftuar Putinin në vendin tonë. Ne duam të ndërmarrim hapa për të organizuar takimin tonë dypalësh”, tha Erdogan për NTV.
Erdogan shtoi se ka në plan të diskutojë marrëdhëniet mes dy vendeve me presidentin rus.
Ai tha gjithashtu se kishte nevojë për një dialog gjithëpërfshirës që do t’i përgjigjej disa frikës ruse në lidhje me sigurinë, raportoi Reuters.
Agjencia shton se lideri turk tha se nuk do të ishte e mençur që Rusia të fillonte një konflikt ushtarak në Ukrainë dhe se në atë rast, Turqia do të bënte atë që është e nevojshme si anëtare e NATO-s./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...