Presidenti i SHBA-së Joe Biden e quajti vizitën e Papa Françeskut në Irak një simbol shprese për të gjithë botën.
“Vizita e Papa Françeskut dërgoi një mesazh të rëndësishëm rreth vëllazërimit dhe paqes”, tha Biden në një deklaratë.
“Të shohësh Papa Françeskun të vizitojë vendet e lashta fetare, përfshirë vendlindjen biblike të Abrahamit, të kalojë kohë me Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani në Najaf dhe të ofrojë lutje në Mosul, një qytet që vetëm disa vjet më parë duroi prishjen dhe intolerancën e një grup si ISIS, është një simbol shprese për të gjithë botën”, shtoi ai.
Biden theksoi se vazhdon ta admirojë Papa Françeskun për angazhimin e tij në promovimin e tolerancës fetare, lidhjeve të përbashkëta të njerëzimit dhe mirëkuptimit ndërfetar./Atsh
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...