Shefja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, ka shprehur shpresën se do t’i mundësohet të vizitojë rajonin e Ksinjiangut në Kinë, gjatë këtij viti.
Ajo tha se shpreson që vizita e mundshme t’i ofrojë asaj qasje për të parë gjendjen pas “raporteve të vazhdueshme të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut”.
Bachelet i bëri komentet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë më 21 qershor.
Ka kohë që Kina po përballet me kritika ndërkombëtare për trajtimin e ujgurëve dhe pakicave tjera kryesisht myslimane në Ksinjiang.
Shtetet e Bashkuara e kanë përdorur termin gjenocid në përshkrimin e ngjarjeve atje.
Kjo është hera e parë që zyrtarja e të drejtave të njeriut e Kombeve të Bashkuara përcaktoi një afat kohor për vizitën e saj të mundshme.
Zyra e saj ka negociuar kushtet e vizitës me autoritetet kineze që nga viti 2018.
“Unë vazhdoj të diskutoj me Kinën për modalitetet e vizitës dhe shpresoj se kjo mund të arrihet këtë vit”, tha ajo.
Sipas Kombeve të Bashkuara të paktën 1 milion pjesëtarë të këtyre grupeve etnike janë arrestuar dhe janë dërguar në qendra të mbajtjes.
Kina thotë se ato janë “qendra kundër-ekstremizmit” dhe shërbejnë si objekte të “arsimit profesional” që synojnë të ndihmojnë njerëzit të largohen nga terrorizmi dhe t’i lejojnë ata të riintegrohen në shoqëri.
Por, komuniteti ndërkombëtar ka thënë se në ato kampe këta njerëz bëjnë “punë të detyruar” dhe trajtohen në mënyrë çnjerëzore./rel/
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...