Një zyrtare e lartë e OKB-së i ka treguar Këshillit të Sigurimit përjetimet e tmerrshme nëpër të cilat kanë kaluar gratë myslimane të komunitetit Rohingya në Mianmar.
Pramila Patten, i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi dhunën seksuale në konflikt, ka deklaruar se një grua Rohinya është mbajtur e mbyllur për 45 ditë, ndërsa është përdhunuar në mënyrë sistematike, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
“Disa dëshmitare kanë treguar se shumë vajza janë lidhur për shkëmbinjë ose për një pemë dhe më pas janë përdhunuar nga një grup burrash deri në vdekje”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit.
“Disa gra kanë rrëfyer për vrasjen e foshnjave”, ka theksuar ajo.
Patten tha se Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh duhet të vizitojë Mianmari, i njohur si Burma, ku më shumë se 626 mijë persona janë zhvendosur që nga shpërthimi i dhunës me 25 gusht.
Ushtria e Mianmarit gjatë muajit të kaluar ka lëshuar një deklaratë ku ka mohuar të gjitha akuzat./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...