Google ADS

Zyrtari ukrainas: Nuk pres përparim të madh nga bisedimet e paqes

10:03 | 28 Mars 2022
A. B.

Zyrtari i lartë ukrainas tha se nuk pret ndonjë përparim të madh nga bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të mbahen në Turqi.

“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë përparim të madh në çështjet kryesore”, tha këshilltari i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Vadym Denysenko, shkruajnë mediat e huja transmeton arbresh.info

Rundi i ri i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është paralajmëruar se do të mbahet nga 28 deri më 30 mars.

Kujtojmë se më 7 mars, ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, kanë zhvilluar bisedime në Turqi, por nga ai rund bisedimesh nuk është arritur ndonjë rezultat konkret. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme