Akuzat se Silvio Berluskoni ka lidhje me mafian janë ringjallur të martën, pasi një anëtar kryesor i Lëvizjes 5 Yjet e akuzoi atë për pagimin e organizatës Cosa Nostra.
Alessandro Di Battista përmes një postimi në rrjetet sociale ka cituar një vendim gjyqësor kundër Marcello Dell’Utri, i cili themeloi Partinë Forza Italia të Berlusconit dhe tani po shërben kohën e burgut për lidhjen e tij me Cosa Nostra, transmeton portali arbresh.info
Ai ka theksuar se Berluskoni ka paguar para të majme tek Cosa Nostra para se të bëhej politikan, me qëllim të mbrojtjes.
Berluskoni ka mohuar akuzat dhe ka theksuar se nuk ka asnjë lidhje me mafian.
“Mbani mend se ka miliona italianë, të cilët me të vërtetë janë të zemëruar me këtë…të cilët thonë me zë të lartë se ‘mafia është mal me mut’ dhe që mendojnë se burgu është vendi i vetëm ku Berluksoni e ka vendin”, tha zyrtari i Lëvizjës 5 Yjet.
Sulmi vjen pasi të dy partitë janë rivale në zgjedhjet e përgjithme në Itali që pritet të mbahen me 4 mars./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga