Turqia është një nga vendet kryesore në përpjekjet e vaksinimit kundër COVID-19 pasi shumë persona po marrin dozat e dyta, dhe dozat e treta përforcuese janë rrugës.
Ndërsa tani vaksinimi është bërë i mundshëm për të gjitha grupmoshat në vend, shkruan Anadolu Agency.
Përfaqësuesi i Turqisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Batyr Berdyklychev, ka thënë se po shohin një trend shumë pozitiv më shkallën e vaksinimit në Turqi.
Shteti turk ka administruar mbi 52 milionë doza vaksinash që kur nisi një fushatë vaksinimi masive në janar.
Më shumë se 35.6 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa mbi 15.5 milionë janë vaksinuar plotësisht, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me virus është mbi 5.43 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë vendin ka arritur në 49 mijë e 829.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...