Autoritetet ruse thanë se rajoni jugor rus Belgorod në kufi me Ukrainën u sulmua të premten me dronë dhe nga artileria ukrainase, disa orë pasi dy dronë goditën një qytet rus në një zonë pranë gadishullit të aneksuar të Krimesë.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas, pohuan se forcat ushtarake të Moskës goditën një ndërtesë në qytetin Dnipro, në Ukrainën Qëndrore, ku ndodhej një klinikë mjekësore, duke lënë të vrarë dy persona dhe plagosur 30 të tjerë, përfshirë dy fëmijë.
Videoja e publikuar nga guvernatori rajonal Serhiy Lysak tregonte se zjarri kishte përfshirë ndërtesën trekatëshe që dukej pothuajse e shkatërruar, të cilës i kishte mbetur vetëm një pjesë muri, ndërsa zjarrfikësit luftonin me flakët.
Gjithashtu, ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi në njoftimin e saj të përditshëm mbi Ukrainën, se “ka të ngjarë që forcat e Grupit Wagner të kenë filluar tërheqjen nga disa prej pozicioneve të tyre rreth qytetit Bakhmut në rajonin e Donetskut”.
Po ashtu, nisja e tërheqjes së grupit Wanger nga Bakhmuti u konfirmua dhe nga Këshilltari për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov gjatë një interviste për rrjetin britanik BBC.
Ndërmjet të tjerash zyrtari i lartë ukrainas tha se ndihej plotësisht i qetë lidhur me njoftimet se Rusia kishte filluar vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.
Ai shtoi se Ukraina është përgatitur për të filluar kundër-ofensivën e shumëpritur ndaj Rusisë, po pa dhënë një afat kohor.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi në fjalimin e tij të përditshëm të premten se Ukraina po bën “përparim thelbësor në sigurimin e avionëve luftarakë modernë”.
Ai pohoi se procesi i modernizimit të mbrojtjes ukrainase është “duke ecur me ritme më të shpejta” nga sa ishte parashikuar gjashtë muaj më parë./VOA/
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së