Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, përpjekjen për atentat ndaj kryeministrit të Irakut, Mustafa al-Kadhimi e ka cilësuar si “trazirë të re” dhe për ngjarjen ka bërë përgjegjës SHBA-në pa i përmendur emrin.
Shamkhani bëri një postim nga llogaria e tij në Twitter lidhur me sulmin me dron të armatosur ndaj banesës së Al-Kadhimit.
Lidhur me sulmin duke akuzuar SHBA-në pa dhënë emër, Shamkhani tha: “Përpjekja për atentat ndaj kryeministrit irakian është një trazirë e re. Shenjat e kësaj ngjarjeje duhet të kërkohen në dhomat e mendimit të huaj. Kanë pushtuar këtë vend dhe për vite kanë shfaqur dhe mbështetur grupet terroriste. Dhurata e tyre për popullin irakian nuk është gjë tjetër veçse destabilizim, pasiguri dhe konflikt”,transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë të bërë natën nga Rrjeti Meyda i Sigurisë të qeverisë së Irakut ishte njoftuar se Al-Kadhimi ka shpëtuar pa marrë plagë nga sulmi me dron të armatosur ndaj shtëpisë së tij.