Komisioneri i tregëtisë i BE, Phil Hogan një javë pasi theu rregullat e koronavirusit të Irlandës dha dorëheqjen.
Hogan ndoqi një ngjarje golfi me 80 persona të tjerë, vetëm një diitë pasi qeveria irlandeze vendosi kufizime të reja për të kontrolluar situatën e pandemisë.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe shumë figuta të tjera politike, përfshirë këtu Ministrin e Irlandës për Bujqësi Dara Calleary, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar.
Pjesëmarrja e Hogan në këtë event ndezi një stuhi të menjëhershme në media.
Në një deklaratë të dhënë ditën e mërkurë ai u shpreh me keqardhje të thellë për udhëtimin e tij në Irlandë dhe pranoi se kjo situatë po bëhej tepër shpërqëndruese dhe do të dëmtonte punën e tij.
Presidentja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha së ajo e respekton vendimin e Hogan për të dhënë dorëheqjen, duke shtuar se ajo është shumë mirënjohëse për punën e tij të palodhshme të bërë gjatë gjithë kësaj kohe.
Ditën e martë, Hogan publikoi një memorandum të gjatë, duke detajuar kufizimet irlandeze ai shtoi se rregullat ishin jashtëzakonisht të qarta se ngjarja e golfit nuk duhej të mbahej dhe ai nuk të merrte pjesë.
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar