Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në vizitën e tij në Vjenë pas sulmit terrorist të javës së kaluar, ka shprehur mbështetje për një Institut evropian për të trajnuar imamë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Është shumë e rëndësishme të jesh i vendosur në këtë drejtim. Për shembull, mendoj se duhet të kemi debat në nivel evropian lidhur me idenë që u ngrit kohë më parë për të ngritur një Institut evropian për të trajnuar imamë”, tha të hënën Michel në një konferencë për media me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
“Mesazhet në internet që glorifikojnë terrorizmin duhet të hiqen shpejt. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për terroristët dhe ata që i vlerësojnë ata në internet”, tha ai.
Nga ana e tij, Kurz tha se Evropa duhet të veprojë bashkarisht në luftën kundër terrorizmit dhe së bashku të adresojë problemin e luftëtarëve të huaj terroristë, sepse këta njerëz paraqesin një rrezik të madh për Evropën.
Ai përsëriti rëndësinë e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së, duke argumentuar se lufta kundër “Islamit politik” duhet të vazhdojë me vendosmëri.
Javën e kaluar të paktën 4 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën në sulmin terrorist në kryeqytetin e Austrisë.
Duke folur në një konferencë për media në Vjenë të martën e kaluar, ministri i Brendshëm, Karl Nehammer tha se sulmuesi, i cili u vra në një operacion policor pas sulmit, ishte simpatizant i grupit terrorist DEASH.
Ai tha se sulmuesi, i identifikuar më vonë si Kujtim Fejzullai, i cili ka pasur shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, udhëtoi në Sllovaki në kërkim të municionit por u refuzua sepse nuk kishte licencë për armë.
“Ky informacion ishte i njohur nga inteligjenca austriake por nuk u nda me prokurorët”, shtoi Nehammer.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç