Google ADS

Zyrtari i ambasadës shpallet në kërkim për vrasjen e Kimit

08:32 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Policia e Malajzisë ka identifikuar një zyrtar të lartë në ambasadën e Koresë së Veriut si të dyshuar në lidhje me vrasjen e Kim Jong-nam, dhe është thënë që një tjetër është i lidhur me linjën ajrore shtetërore të Koresë Veriore, Air Koryo.

Shefi i policisë Khalid Abu Bakar ka thënë që të dy të dyshuarit janë ende në Malajzi dhe janë thirrur për t’u intervistuar, duke shtuar që diplomati korean-verior kishte pozitën e sekretarit të dytë në ambasadë, transmeton portali arbresh.info.

Kim Jong-nam gjysmë vëlla i liderit të Koresë Veriore Kim Jong-un, është vrarë në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpur javën e kaluar sa ishte duke u përgatitur të hipte në fluturimin për në Macau./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme