Ministri i Punëve të Brendshme i krahinës gjermane Saksonia e Poshtme, Boris Pistorijus akuzoi të martën Turqinë për spiunim të papranueshëm dhe të padrejtë të përkrahësve të Fetulah Gulenit, të cilët jetojnë në Gjermani.
Pistorijus tha se Ankaraja kërkon nga Gjermania ndihmë në përcjelljen e 300 njerëzve dhe organizatave, të cilat vlerësohen se janë të afërta me lëvizjen Gulen. “Është shumë e qartë se kemi thënë që sjellja e autoriteteve turke dhe frika e tyre nga komploti mund të shkaktojë edhe paranojën”, tha ai.
Autoritetet turke akuzojnë Gulen se është inspirator i grusht-shtetit të vitit të kaluar, në korrik.
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave
Më 11 janar nis zyrtarisht fushata zgjedhore
Në Rripin e Gazës, 49 persona humbën jetën në 24 orë
KB Peja po e ‘pastron’ skuadrën, çfarë po paralajmërohet nga...