Një zyrtar amerikan ka paralajmëruar se Rusia po planifikon të nisë së shpejti sulme të reja kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare të Ukrainës, pasi Kievi ndaloi festimet publike të Ditës së Pavarësisë këtë javë, duke përmendur një kërcënim të shtuar të sulmeve nga Moska.
Ky është muaji i gjatë i nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.
“Ne kemi informacione se Rusia po shton përpjekjet për të nisur sulmet kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim”, citohet të ketë thënë zyrtari i paidentifikuar për Reuters.
“Duke pasur parasysh historikun e Rusisë në Ukrainë, ne jemi të shqetësuar për kërcënimin e vazhdueshëm që sulmet ruse paraqesin për civilët dhe infrastrukturën civile”, tha zyrtari, duke shtuar se deklarata e tij bazohej në disa informacione të inteligjencës së SHBA-së.
Paralajmërimi i tij erdhi pasi autoritetet ukrainase ndaluan festimet publike në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në shënimin e 31 vjetorit t pavarësisë nga sundimi sovjetik, duke përmendur një kërcënim të shtuar sulmi.
Dita e Pavarësisë së Ukrainës, më 24 gusht, përkon me momentin historik gjashtëmujor të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia këtë javë mund të bëjë “diçka shumë të keqe, diçka shumë mizore”.
Shërbimi inteligjent i Ukrainës ka paralajmëruar për një rritje të mundshme të sulmeve të hakerëve në faqet ukrainase më 24 gusht.
Ndërkohë forcat ruse vazhduan të hidhnin raketa dhe predha artilerie mbi qytetet ukrainase, duke goditur Nikopol, Krivyi Rih dhe Synelnykovsky, të gjitha afër uzinës bërthamore të Zaporizhjas – centrali më i madh në Evropë – dhe plagosën të paktën katër persona gjatë natës, shkroi guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko në Telegram.
Luftimet pranë Zaporizhjas kanë shkaktuar frikë për një aksidenti bërthamor.
Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë mbledhje më 23 gusht për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhjas.
Kështu ka thënë zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse, RIA.
Pothuajse 9.000 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë vrarë gjatë luftës kundër Rusisë, tha më 22 gusht shefi i forcave të armatosura të Ukrainës.
Këto janë shifra të prezantuara nga gjenerali ukrainas Valeriy Zaluzhnyi.
Të dyja palët në luftë kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshme në zbulimin e ndonjë shifra të viktimave që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Herën e fundit që zyrtarët ukrainas njoftuan humbje në forcat e armatosura ishte në prill, kur presidenti Volodymyr Zelensky tha se deri në 3.000 ushtarë ukrainas ishin vrarë dhe 10.000 u plagosën.
Moska, ndërkohë, i klasifikon vdekjet ushtarake si sekrete shtetërore/rel/
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...