Google ADS

Zyrtarët zviceranë/Rusia nuk ka gjasa të përdorë armët e saj bërthamore kundër Perëndimit

15:59 | 28 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Zyrtarët zviceranë kanë arritur në përfundimin se Rusia nuk ka gjasa të përdorë armët e saj bërthamore kundër Perëndimit në një konflikt mbi pushtimin e Ukrainës nga Moska, tha të hënën ministrja e Mbrojtjes Viola Amherd, raporton The Guardian, transmeton arbresh.info.

Komentet erdhën pasi Zvicra miratoi sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

“Ne, sigurisht, po shikojmë të gjithë skenarët, por hetimet tona tregojnë se gjasat që këto armë bërthamore të përdoren janë të ulëta,” tha ajo në një konferencë shtypi në Bernë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme