Pas muajsh hezitimi, Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të dërgojnë bomba me rreze më të gjatë veprimi në Ukrainë, ndërsa vendi bëhet gati të ndërmarrë një ofensivë në pranverë për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia vitin e kaluar, thanë zyrtarët amerikanë të enjten.
Ata konfirmuan se armët e reja do të kenë një rreze afro dy herë më të gjatë veprimi nga çdo armë tjetër sulmuese të ofruar nga Amerika.
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë bomba me diametër të vogël të lëshuara nga toka si pjesë e një pakete ndihme prej 2.17 miliardë dollarësh që pritet ta bëjë publike të premten, thanë disa zyrtarë amerikanë.
Paketa përfshin gjithashtu për herë të parë pajisje që do të lidhnin të gjitha sistemet e ndryshme të mbrojtjes ajrore që aleatët perëndimorë kanë dërguar në fushën e betejës dhe për t’i integruar ato në mbrojtjen ajrore të Kievi, për të ndihmuar Ukrainën që të forcojë mbrojtjen përballë sulmeve të vazhdueshme me raketa të Rusisë.
Për muaj të tërë, zyrtarët amerikanë kanë hezituar të dërgojnë sisteme me rreze më të gjatë veprimi në Ukrainë nga shqetësimi se ato mund të përdoren për të vënë në shënjestër objektiva brenda Rusisë, gjë që do të përshkallëzonte konfliktin dhe do ta përfshinte më shumë SHBA-në.
Bombat me rreze më të gjatë veprimi janë sistemet më të fundit të avancuara, si tanket Abrams dhe sistemi i mbrojtjes raketore Patriot, të cilat SHBA-ja ra më në fund dakord t’ia japë Ukrainës pasi refuzoi fillimisht. Megjithatë zyrtarët amerikanë kanë vazhduar të refuzojnë kërkesat e Ukrainës për avionë luftarakë.
Udhëheqësit ukrainas kanë kërkuar me këmbëngulje dërgimin urgjent të municioneve me rreze më të gjatë veprimi dhe të enjten, zyrtarët thanë se Shtetet e Bashkuara do të dërgojë një numër të papërcaktuar bombash që lëshohen nga toka, me diametër të vogël, të cilat kanë një rreze veprimi prej 150 kilometrash. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar detajet e paketës së ndihmës që nuk janë bërë ende publike.
Deri më sot, raketa me rreze më të gjatë të ofruar nga Shtetet e Bashkuara është 80 kilometra. Financimi i parashikuar nga paketa e ndihmës është për blerje afatgjata, kështu që nuk është ende e qartë të se sa kohë do të duhet që këto bomba të arrijnë në fushën e betejës në Ukrainë.
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleskii Reznikov tha të enjten se vendi është i përgatitur të ofrojë garanci për partnerët perëndimorë se armët e tyre nuk do të përdoren për të goditur brenda territorit rus, duke shtuar se Kievit i duhen armë me rreze deri në 300 për të dëbuar forcat ruse.
“Nëse do të mund të sulmonim në një distancë deri në 300 kilometra, ushtria ruse nuk do të ishte në gjendje të mbrohej dhe do t’i duhej të tërhiqej,” tha zoti Reznikov në një takim me zyrtarët e BE-së.
“Ukraina është e gatshme të japë çdo garanci se armët tuaja nuk do të përdoren për sulme në territorin rus. Ne kemi objektiva të mjaftueshëm në zonat e pushtuara të Ukrainës dhe jemi të përgatitur të koordinojmë (këto) objektiva me partnerët tanë.” tha ministri.
Paketa e ndihmës amerikane përfshin 425 milionë dollarë në municione dhe pajisje që do të vijnë nga rezervat ekzistuese të Pentagonit dhe 1.75 miliardë dollarë fonde të reja nëpërmjet Nismës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila përdoret për blerjen e armëve të reja nga firmat e prodhimit të armëve.
Ukraina vazhdon të kërkojë dërgimin e avionëve luftarakë F-16, që të cilën Presidenti Joe Biden e ka kundërshtuar që nga fillimi i luftës. I pyetur të hënën nga Zëri i Amerikës nëse administrata e tij po shqyrtonte dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, Biden u përgjigj, “Jo”.
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov tha se kjo nuk ishte përgjigje përfundimtare.
“Të gjitha llojet e ndihmës fillimisht kanë kaluar në fazën e ‘jo’-së,” tha zoti Reznikov. “Që do të thotë thjesht ‘jo’ në momentin e sotëm. Faza e dytë është, “Le të flasim dhe të studiojmë mundësitë teknike”. Faza e tretë është, ‘Le të trajnojmë personelin tuaj’. Dhe faza e katërt është transferimi (i pajisjeve).”/VoA
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës