Google ADS

Zyrtarët rusë: Nga 1 maji Kherson do të përdorë rubla

07:38 | 28 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Qyteti Kherson në Ukrainën jugore, të cilin Rusia pretendon se e ka pushtuar, do të kalojë në përdorimin e rublës nga 1 maji, raportoi media shtetërore ruse Ria Novosti.

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës ushtarako-civile të rajonit, tha për Ria Novosti se tranzicioni do të ndodhë në një periudhë prej katër muajsh, gjatë së cilës rubla ruse dhe hryvnia ukrainase do të jenë në qarkullim, shkruan BBC.

Sipas zyrtarit rus pas kësaj periudhe, rajoni do të kalojë plotësisht në përdorimin e monedhës ruse./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme