Kina po nxiton të ndërtojë një spital me 1,000 shtretër në vetëm 6 ditë për të trajtuar pacientët e prekur nga coronavirusi vdekjeprurës, i cili ka vrarë të paktën 26 njerëz deri më tani, të infektuar rreth 830 të tjerë dhe që ka bërë të bllokohen edhe shumë qytete tjera, sipas raportimeve.
Spitali me 270,000 metra katrorë në Wuhan pritet të ndërtohet deri më 3 shkurt dhe do të synojë trajtimin e personave të prekur nga ky virus, kanë thanë zyrtarët e qytetit, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua, transmeton Telegrafi.
Në prag të Vitit të Ri Kinez, transporti u mbyll të premten në 14 qytete me një total prej rreth 35 milionë banorësh, duke përfshirë Wuhan dhe fqinjët e tij në provincën qendrore të Hubei të Kinës.
Në vitin 2003, Kina ndërtoi një spital në periferi të Pekinit për gati një javë për të trajtuar një numër në rritje të shpejtë të njerëzve që vuanin nga SARS, i cili vrau 349 njerëz në Kinë, kurse vetëm në Hong Kong kishte mbytur 299 persona.
Spitali Xiaotangshan përbëhej nga struktura të parafabrikuara dhe Xinhua raportoi të premten se Wuhan po ndërtonte objektin e ri bazuar në të njëjtin model.
Qyteti me mbi 11 milionë banorë ka qenë duke e përqendruar trajtimin e coronavirusit duke izoluar pacientët në 61 klinika dhe spitalet e përcaktuara.
Zyrtarët kanë thënë se virusi ndoshta ka origjinë nga kafshët e egra që erdh nga një treg ushqimi në Wuhan, por që nga ajo kohë është përhapur në disa vende rreth Azisë dhe më gjerë.
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...