Zyrtarët e SHBA-ve paralajmërojnë për në “kalifat të ri” të Shtetit Islamik

23:07 | 6 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Kolapsi i Kalifatit të vetëshpallur nga Shteti Islamik nuk e ka zvogëluar aspak aftësinë e grupit për të frymëzuar sulme ndaj objektivave perëndimore përmes internetit.

Sipas zyratëve amerikanë, Shteti Islamik ka ndërtuar operacionet e saj të jashtme gjatë dy dekadave të fundit dhe ka pretenduar se ka qenë e lidhur me të paktën 20 sulme sulme kundër interesave perëndimorë që nga janari, tha Lora Shiao, drejtoreshë e shërbimit të fshehtë në Qendrën Kombëtare të Terrorizmit, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

“Për fat të keq, ne nuk e shohim humbjen e territorit të ISIS-it që mund të përkthehet në një ulje të korresponduese për paaftësinë e saj për të frymësuar sulme kibernetike”, tha ajo.

Ajo ka theksuar se Shteti Islamik është në gjendje të rekturojë njerëz përmes mediave sociale për të kryer sulme kibernetike.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që luftoi kundër Shtetit Islamik, ka vlerësuar se në Irak dhe Siri ndodhen rreth 3 mijë luftatërë të ISIS-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme