Zyrtarët britanikë dhe evropianë po diskutojnë mundësinë e shtyrjes së procesit formal të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Këto diskutime po zënë vend për shkakun se zyrtarët kanë frikë se një marrëveshje për Brexitin nuk do të mund të miratohet deri më 29 mars, raporton Daily Telegraph, duke cituar burime të paidentifikuara.
Kryeministrja, Theresa May, ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur vonimin e Brexit, megjithëse ajo ka paralajmëruar gjithashtu ligjvënësit britanik, se nëse ata, refuzojnë marrëveshjen e saj, atëherë Brexit mund të “dalë nga binarët” ose që Mbretëria e Bashkuar mund të largohet pa një marrëveshje.
“Ne po e lëmë Bashkimin Evropian më 29 mars dhe nuk po shikojmë mundësinë e shtyrjes” ka thënë sekretari britanik për Brexitin, Stephen Barclay, transmeton rel.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...