Imazhet satelitore të publikuara nga CNN dhe të marra gjatë dy ditëve të fundit nga autoritete amerikanë, tregojnë ndërtimin e një rruge të re dhe një ure mbi një lum kyç në Bjellorusi, që ndodhet shumë pranë kufirit me Ukrainën.
Burimet e CNN shtojnë se Rusia është duke e shtuar praninë e trupave ushtarake në mënyrë të vazhdueshme në kufi me Ukrainën, transmeton portal arbresh.info
Zyrtarët e inteligjencës perëndimore dhe ushtarake po ndjekin nga afër ndërtimin si pjesë e infrastrukturës mbështetëse që Rusia po vendos përpara një pushtimi të mundshëm.
“Rusia po ndërton “ura, spitale në terren, të gjitha llojet e infrastrukturës mbështetëse”, tha një burim i njohur me këtë çështje. “Kjo është arsyeja pse ne nuk po i marrim seriozisht pretendimet e tyre për de-përshkallëzimin”.
Është e paqartë nëse forcat ruse, apo Bjellorusia po e ndërtojnë urën.
Bjellorusia është aleati më i afërt ndërkombëtar i Rusisë dhe aktualisht ka “hapur dyert” për trupat ushtarake ruse, për të cilat këmbëngul se janë aty vetëm për shkak të stërvitjeve ushtarake.
Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se ato forca mund të përdoren për të pushtuar Ukrainën nga veriu, veçanërisht nëse Rusia vendos të marshojë drejt Kievit.
Rusia dje lëshoi një numër sinjalesh kontradiktore, duke përfshirë njoftimin se disa nga forcat e saj do të tërhiqen nga kufiri ukrainas. Por zyrtarët kanë thënë publikisht se nuk ka asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në kufi dhe burime të shumta të njohura me inteligjencën e përditësuar i thanë CNN se
Rusia ende po i lëvizte forcat në mënyrë aktive më pranë kufirit me Ukrainën.
Disa artileri me rreze të gjatë janë vendosur në pozicione qitëse.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se Rusia “mund të sulmojë në çdo kohë Ukrainën./arbresh.info/
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...