Zyrtarë të lartë rusë kanë hedhur poshtë pretendimet se presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë punuar për interesat e Moskës, duke i cilësuar këto deklarata si “absurde” dhe “të çmendura”.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë në një konferencë për media më 16 janar se raportimet e mediave amerikane lidhur me këtë çështje reflektojnë një rënie drastike të standardeve të gazetarisë.
Gazeta The New York Times ka raportuar javën e kaluar se pas shkarkimit të James Comeyt nga pozita e drejtorit të FBI-së më 2017, kjo agjenci ka nisur hetime lidhur me atë nëse Trump ka qenë duke punuar për interesat e Rusisë.
Ky shkarkim ka rezultuar me emërimin e Robert Muellerit në pozitën e Këshilltarit Special, i cili është angazhuar për të hetuar nëse ka pasur ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 2016 në SHBA, dhe nëse ndihmësit e Trumpit kanë bashkëpunuar me Moskën.
Ndërkohë The Washington Post ka raportuar se Trump ka tentuar të fshehë detajet e bisedës së tij me presidentin rus, Vladimir Putin.
The Post ka raportuar se në një rast, Trump i ka marrë shkresat e bëra nga përkthyesi i tij dhe e ka urdhëruar atë që të mos diskutojë se çfarë ka ndodhur në takim.
Vetë Trump ka thënë javën e kaluar se ai kurrë nuk ka vepruar në favor të Rusisë dhe ka përsëritur pretendimet se hetimet për lidhjet e tij me Rusinë janë mashtrim.
Ndaras Lavrovit, Yury Ushakov, këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin për Çështje të Huaja po ashtu është tallur me mendimin se Trump mund të ketë punuar për interesat e Rusisë.
“Për çfarë marrëzie jeni duke biseduar?”, ka thënë Ushakov kur është pyetur nëse Trumpi është agjent rus.
“Si mund të komentojë dikush një çmenduri të tillë? Këto komente kanë arritur shkallë aq të madhe dhe është e çuditshme të flitet për to”.
“Si mund të jetë presidenti i SHBA-së, agjent i një shteti tjetër, vetëm mendojeni vetë”, ka deklaruar ai.
Ushakov ka thënë se marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe SHBA-së “nuk mund të jenë në nivel më të keq”./rel
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...