Google ADS

Zyrtarë të lartë arrestohen mbi dyshimet për korrupsion

23:20 | 4 Mars 2020
A. B.

Disa zyrtarë të lartë të qeverisë rajonale të Siçilisë dhe biznesmenë u arrestuan sot si pjesë e një hetimi për korrupsion.

Funksionarët dhe biznesmenët akuzohen për komplot, mashtrim për marrjen e parave publike, korrupsion, deklarata të rreme publike, zbulim të sekreteve zyrtare dhe shtypjen e akteve publike.

U konfiskuan rreth 14 kompani, tre me bazë në Hungari, Austri dhe Rumani, me vlerë totale prej rreth 24 milionë eurosh.

Gjithashtu u sekuestruan asete financiare, të mira materiale dhe prona me vlerë mbi 12,5 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme