Joe Biden pranoi dje në mbrëmje të përfaqësonte demokratët në garën për Shtëpinë e Bardhë duke premtuar për të kthyer faqen e frikës dhe ndarjeve dhe duke u angazhuar të kapërcente këtë epokë të errët në Amerikë.
Joe Biden i ka mbajtur këto deklarata që prej fillimit të fjalimit të tij përmbyllës në kongresin e nominimit demokrat për zgjedhjet presidenciale kundër Donald Trump.
“Presidenti aktual e ka zhytur Amerikën në errësirë për një kohë të gjatë. Shumë zemërim, shumë frikë, shumë ndarje”, theksoi Biden.
“Këtu dhe tani, ju premtoj: nëse më besoni dhe më jepni presidencën, unë do të nxjerr më të mirën tek ne, jo më të keqen. Unë do të jem një aleat i dritës dhe jo i errësirës”, shtoi kandidati demokrat.
“Të bashkuar, ne mund ta mposhtim këtë kohë të errët në Amerikë”, theksoi ai./atsh/
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...