Rexhep Tajip Erdogan ka fituar balotazhin presidencial dhe është rizgjedhur si president turk, sipas kreut të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK).
Kryetari i YSK, Ahmet Yener, shpalli zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, duke deklaruar se Erdogan u zgjodh president i ri me 52.14% të votave, shkruan BBC.
“Edhe nëse të gjitha rezultatet që nuk janë futur ende në sistem i shkojnë një kandidati presidencial, rezultatet nuk do të ndryshojnë.”
Kemal Kilicdaraglu, i cili ishte kundërshtari i Erdoganit është shprehur se do të vazhdojë luftën për demokraci dhe të njëjtën gjë ia kërkoi edhe mbështetësve të tij./Arbresh.info/