Zyrtare: Dy viktimat e atentatit në Basel janë shqiptarë (FOTO)

11:43 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Është konfirmuar nga prokuroria zvicerane, se personat që mbetën të vrarë mbrëmjen e së enjtes në një sulm me armë në një lokal, janë dy shqiptarë.

Mediat nuk bëjnë të ditur emrin e tyre, por thonë se shqiptarët ishin të moshës 28 dhe 39 vjeçarë. Ndërkohë një person i tretë 24-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare, mbeti i plagosur rëndë.Ngjarja e rëndë ndodhi në Basel, në veri të Zvicrës, rreth orës 08:15 të mbrëmjes në një lokal i cili frekuentohej nga shqiptarët, “Cafe 56” në rrugën Erlenstrass, – transmeton Express.

Ndërkohë nga hetimet e deritanishme të prokurorisë, mendohet që dy persona, ende të paidentifikuar, të kenë hyrë në lokal duke hapur zjarr. Për autoritetet zvicerane mbetet ende i paqartë motivi i këtij krimi. Sipas dëshmive të mbledhura, pasi qëlluan me armë, autorët të veshur me të zeza, u larguan drejt  stacionit Badischer Bahnhof në kufi me Gjermaninë.

Ekzekutimi i shqiptarëve është cilësuar si ngjarja më e rëndë e ndodhur në Basel vitet e fundit.

4-6_1489141513-7945890 screenshot-5_1489141437-8458809 screenshot-1_1489141438-68883 screenshot-4_1489141438-5243952 screenshot-3_1489141439-471059 screenshot-2_1489141439-8889543

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme