Saif Al-Islam Gaddafi, djali i presidentit të ndjerë të Libisë, Muammar Gaddafi është nominuar si kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2018, raporton Expressi libian.
Lajmi është njoftuar nga Ayman Abu Ras, zëdhënës i Frontit Popullor Libian, në një konferencë në Tunizi, transmeton portali arbresh.info.
Abu Ras tha se Saif po përpiqet për pajtimin kombëtar, si dhe për të rindërtuar kombin e shkatërruar nga lufta.
“Duke kandiduar për presidencë, Saif Al-Islam Gadafi nuk kërkon pushtet, por shpëtimin e vendit”, tha Abu Ras.
Qëllimi i Gadafit u njoftua së pari në dhjetorin e kaluar, kur doli në dritë se ai po planifikonte një rikthim në politikën libiane pas një burgimi gjashtë vjeçar. Sipas njoftimeve, Saif planifikoi të krijonte një dialog konstruktiv midis të gjitha fraksioneve libiane, si dhe të shtonte mbrojtjen e vendit, për të imponuar më shumë siguri dhe stabilitet në përputhje me gjeografinë libiane”.
Disa ekspertë politikë besonin se rikthimi i Gadafit ishte komplikuar nga aktakuza e vitit 2011 e lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krimet e pretenduara kundër njerëzimit./Arbresh.info/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...