Zyrat e BBC-së u tronditën nga tre shpërthime, ndërsa stafit iu tha ‘të qëndrojnë larg nga dritaret’

21:36 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Zyret e BBC-së në Londër janë bllokuar pasi një skuadër bombash nxituan në vendin e ngjarjes pas tre shpërthimeve të dëgjuara pranë Shtëpisë së Transmetimeve.

Stafit të BBC i është thënë të qëndrojnë larg nga dritaret derisa policia të raportoj për prezencën ose jo të bombave jashtë ndërtesës.

Pamjet tregojnë policinë që kanë rrethuar një furgon ngjyrë portokalli duke e vëzhguar nga jashtë.

Në video shfaqet edhe një robot që vinte në provë furgonin. Policia e ka vendosur zonën në bllokim dhe njerëzit janë nxitur të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.

Producenti i BBC Ruth Clegg njoftoi se kishte dëgjuar “dy shpërthime” jashtë zyrës.

Ndërkohë, gazetari i BBC Thomas Mackintosh postoi një foto të një furgoni të madh portokalli jashtë zyrës që u hetua nga policët.

“Incidenti tani ka përfunduar dhe kordonët e policisë janë duke u larguar. Faleminderit për durimin tuaj ndërsa oficerët punuan në lokacion”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme