Popullsia e Rusisë është zvogëluar për më shumë se gjysmë milioni më 2021 dhe sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është konsideruar fajtorja kryesore për këtë gjë.
Rusia ka pasur 145.5 milionë banorë në muajin janar, gati 700,000 më pak sesa një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia shtetërore e Statistikave, Rosstat.
Zëvendëskryeministrja ruse, Tatyana Golikova, ka thënë COVID-19 është shkaku kryesor për këtë trend.
Zyrtarisht, task-forca ruse për koronavirus ka regjistruar 329,000 viktima me këtë virus prej shpërthimit të pandemisë, mirëpo ky numër besohet se jetë dyfish më i lartë.
Zyrtarët rusë kanë thënë se kjo diferencë ekziston pasi task-forca e konsideron një vdekje me koronavirus, vetëm kur sëmundja përbën shkakun kryesor të vdekjes.
Rusia ka regjistruar një seri të rekordeve të infektimit në ditët e fundit, pas shtrirjes së variantit Omicron në këtë shtet. /REL
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë