Zviceranët do të vendosin të dielën me referendum nese do të braktisin marrëveshjen e lëvzijes së lirë të njerëzve me Bashkimin Europian.
Mbështetësit thonë se një kontroll më i mirë i kufijve do të lejojë Zvicrën të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron.
Kundërshtarët argumentojnë se kjo do të zhysë ekoniminë në recesion dhe do të privojë qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Evropën.
Propozimi vjen nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë (SVP) dhe është pasardhës i një referendumi të mbajtur në 2014 po nga kjo parti për të futur kuotat për emigrantët nga BE. Në atë kohe 50.33% votuan pro dhe 49.67% votuan kundër, duke detyruar qeverinë zvicerane të gjente nje marrëveshje të cilën Brukseli do ta pranonte.
SVP e hodhi poshtë marrëveshjen si të pakuptimtë dhe tani janë kthyer me një kërkesë të dytë për të dalë plotësisht nga lëvizja e lirë. Qeveria zvicerane po i nxit votuesit të votojnë kundër, duke deklaruar që largimi nga lëvizja e lirë do të ishte “më keq se Brexit”.
Por shumë zviceranë janë të shqetësuar se vendi i tyre i vogël po popullohet shumë si pasojë e politikave favorizuese të emigrantëve.
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së