Google ADS

Zvicra voton “jo” për kufizimin e lëvizjes së lirë me BE

15:47 | 27 Shtator 2020
Arbresh.info

Zvicra i tha sot “jo” me shumicë të madhe votash nismës së të djathtës populliste për të kufizuar emigracionin e shtetasve të Bashkimit Evropian, sipas sondazheve të lëshuara menjëherë pas mbylljes së votimeve.

“Votuesit refuzuan me 63% të votave të ashtuquajturën nismë kufizimi të nisur nga UDC, partia kryesore e vendit”, tha Institutit i Sondazheve “gfs-Bern”.

Nisma e UDC, e cila konsideron se Zvicra po vuan nga emigracioni i pakontrolluar dhe joproporcional dhe se vendet e punës janë të kërcënuara, synonte t’i jepte fund Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të Personave (AFMP) me Bashkimi Europian, e nënshkruar në vitin 1999./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme