Qeveria zvicerane të martën ka ulur vlerësimin e rritjes së ekonomisë vendore në këtë vit prej 1,6 për qind, në pajtim me projeksionet më të reja të publikuara, të cilat po ashtu parashikojnë rritjen e inflacionit, në veçanti për këtë vit.
Në vlerësimet e dhjetorit 2016, ministria zvicerane e Ekonomisë ka prognozuar për këtë vit rritje prej 1,8 për qind, thuhet në kumtesë.
Në mesin e arsyeve të korrigjimit në ministri përmendin “përfundim të dobët të vitit 2016”.
Ministria konfirmon se inflacioni këtë vit pritet të arrijë 0,5 për qind, dhe më vonë të rrëshqasë në 0,3 për qind. Në dhjetor, në qeveri kishin pritur stagnim të çmimeve për këtë vit dhe rritje të dobët të tyre prej 0,2 për qind në vitin 2018.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...