Një total prej 8.3 miliardë dollarësh rezerva dhe asete të Bankës Qendrore të Rusisë janë të depozituara në shtetin e Zvicrës. Këtë fakt e bëri të ditur të mërkurën, Ministria e Ekonomisë në Zvicër.
Publikimi i këtyre të dhënave pasoi një vendim të mëhershëm që detyron institucionet financiare të Zvicrës t’i raportojnë këto fonde, ngjashëm siç funksionon në Bashkim Evropian.
Çdo transaksion në lidhje me menaxhimin e këtyre rezervave dhe aseteve është i ndaluar që nga 25 marsi i vitit të kaluar.
Përveç aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë, Zvicra ka edhe asete të tjera ruse të ngrira në vlerë të rreth 7.5 miliardë frangave zvicerane.
Këto u përkasin njerëzve, kompanive ose organizatave që janë nën sanksione ndërkombëtare për shkak të sulmit rus në Ukrainë, sulm ky që nisi në muajin shkurt të vitit 2022.
“Diskutimet po vazhdojnë në BE nëse asetet e Bankës Qendrore të Federatës Ruse duhet të përdoren për investime dhe të ardhurat e tyre të përdoren për rindërtimin e Ukrainës”, tha Qeveria zvicerane, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Përveç BE-së, shumë shtete të tjera, përfshirë SHBA-në, u kanë vendosur sanksione zyrtarëve të ndryshëm të Rusisë si dhe biznesmenëve të lidhur me Kremlinin./REL/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...