Me hyrjen në fuqi të vendimit për Gjendjen e Jashtëzakonshme, të shpallur sot nga Qeveria Federale, ndalohen praktikisht të gjitha aktivitetet publike dhe private.
Do të mbyllen: të gjitha dyqanet, tregjet, restorantet, baret si dhe objektet argëtuese dhe ato për kohë të lirë si muzetë, bibliotekat, kinematë, sallat e koncerteve dhe shtëpitë e teatrit, qendrat sportive, pishinat dhe zonat e skive, shkruan srf.ch.
Po ashtu do të mbyllen edhe të gjitha bizneset në të cilat nuk mund të respektohet rregulli i mbajtjes së distancës, siç janë sallonet e flokëve apo studiot kozmetike.
Nga ana tjetër, sipas qeverisë është siguruar furnizimi i të gjithë popullatës me ushqim, ilaçe dhe mallra të përdorimit të përditshëm, janë krijuar rezerva të mjaftueshme.
Qëndrojnë të hapura:
Dyqanet ushqimore, lokalet take away, kantinat e ndërmarrjeve, shërbimet që dërgojnë ushqimet te klientët dhe barnatoret. Po ashtu do të mbeten të hapura: pompat e benzinës, stacionet e trenave, bankat, zyrat postare, hotelet, administrata publike dhe institucionet sociale. Punëtoritë ku rregullohen mjetet e transportit gjithashtu mund të mbeten të hapura, përcjell albinfo.ch. Por të gjitha këto institucione duhet tu përmbahen rekomandimeve të Zyrës Federale të Shëndetit Publik në lidhje me mbajtjen e distancës dhe higjenën.
Spitalet, klinikat dhe ordinancat e mjekëve mbeten të hapura, por duhet të shmangin ndërhyrjet mjekësore dhe terapitë që nuk janë urgjente.
Njerëzve veçanërisht të cenueshëm duhet t`u mundësohet të kryejnë punën e tyre nga shtëpia. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë punëdhënësi duhet t`u japë atyre pushim, transmeton albinfo.ch. Kështu, ata duhet të vazhdojnë të marrin pagat e tyre.
Qendrat e kujdesit ditor mund të mbyllen vetëm nëse ekzistojnë mundësi të tjera të përshtatshme alternative për kujdesin e fëmijëve. Kjo masë do të zbatohet fillimisht deri më 19 prill të vitit 2020, ashtu si dhe mbyllja e shkollave.
Apeli: Këshilli Federal u bën thirrje shtetasve zviceranë që aktualisht ndodhen në udhëtime jashtë vendit të kthehen në Zvicër. Kjo për shkak se tashmë shumë vende të tjera kanë futur në fuqi kufizimet e hyrjes.
Puna nga shtëpia (Home Office): Punëdhënësit duhet të sigurojnë që punëtorët të mund të punojnë nga shtëpia./ts/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...